INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarët në mbështetje të Klodiana Lala, sot në protestë

Gazetarët në mbështetje të Klodiana Lala, sot në protestë

Publikuar më: 15:59 30-08-2018

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme shtëpia e prindërve të gazetares së njohur Klodiana Lala, është sulmuar me breshëri plumbash.

Fatmirësisht plumbat nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz.

Kjo ngjarje ka provokuar reagime të shumta të opinionit publik.

Në mbrojtje të gazetares dhe fjalës së lirë gazetari Erion Kristo ka bërë thirrje për një protestë përballë kryeministrisë në orën 19:00.

"Dje natën ka ndodhur nje ngjarje e rende: është sulmuar me arme shtëpia e gazetares Klodiana Lala. Ne shtëpi kane qene prindërit, fëmijët, te afërmit e saj. Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime, por kuptohet terrori i shkaktuar.

Sot pasdite ne ora 19 do te mblidhemi te Kryeministria për te protestuar dhe për te treguar qe ne nuk e pranojmë krimin.

Ftojmë gjithë gazetaret, intelektualet, aktivistet, qytetaret te mblidhen, te reagojmë, te shkundemi nga apatia.

Poshtë krimi! Klodi jemi me ty!

Kush e ndien qe duhet shpërndarë e shpërndan..." shkruan Kristo.

Article Logic
Execution time: 0.0026450157165527