Me frikë dhe pasiguria. Në këtë atmosferë, Ismail Morina pret vendimin e Gjykatës Supreme të Kroacisë, dhe pastaj Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.
Së fundmi, në burgun e Kroacisë, ku ndodhet tani, Morina gjithashtu u takua me një gazetar të pavarur, James Montague i cili shkroi dy vite me pare për ngritjen e dronit ne Serbi, pasqyruar në “New York Times”.
“Kur e pashë, ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person tjetër nga ai që takova dy vjet më parë kur e intervistoja pas incidentit me dronin. I kishte prerë flokët, kishte hequr mjekrën, ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, veçanërisht nëse ai do të ekstradohej dhe kishte frikë më shumë se çdo gjë, sepse ai besonte se jeta e tij në Serbi do të rrezikohej”, tha Montegy.