Gazetari rus një kritik i shefit të Kremlinit Vladimir Putin, Arkady Babchenko, u raportuar në media se ishte ekzekutuar në Kiev por ai është gjallë dhe shëndoshë e mirë.
Babchenko u shfaq në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas ndërsa kreu i shërbimeve të sigurisë të Ukrainës, Vasyl Hrytsak, tha në konferencën se ‘vrasja’ ishte organizuar për të ekspozuar agjentët rusë.
Pra konfirmohet zyrtarisht se forcat e zbatimit të ligjit në Ukrainë kanë luajtur një blof për të parandaluar një goditje të planifikuar ruse për gazetarin kritik të Vladimir Putin.
Hrytsak theksoi se SBU kishte informacion rreth një përpjekjeje të planifikuar për vrasjen e gazetarit dhe veproi për të prishur komplotin.
Madje vetë kryeministri ukrainas në daljen e tij akuzoi Rusinë për vrasjen e gazetarit.
Ende nuk dihet edhe deklarata e tij ishte pjesë e show-t