Çdo ditë raportohet për identifikim dhe asgjësim të lëndëve narkotike, dhe Shqipëria është tejmbushur me kanabis nga jugu në veri.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video, ku ai shfaqet mes parcelave me kanabis në zonën mes Gjirokastrës dhe Vlorës. Ai gjithashtu ka shkruar edhe një shkrim të gjatë “në zemër të xhunglës”, në të cilin nuk e tregon saktësisht vendin ku ndodhet, por shprehet se së shpejti do të publikojë një investigim më të plotë rreth trafikut të kanabisit dhe parcelave plot e përplot në jug të vendit, kryesisht në qarqet Vlorë e Gjirokastër.