INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari britanik tronditet pas një vizite në Shqipëri

Gazetari britanik tronditet pas një vizite në Shqipëri

Publikuar më: 12:14 24-06-2016

Gazetari britanik i gazetës “Express” Zoie O’Brien ka shkruar një reportazh ku nuk na bën aspak të ndihemi mirë. Ai ka takuar shumë persona të komunitetit rom dhe ka vizituar fshatin Sos ku rriten fëmijët jetimë. Parë me sytë e tij ai ka folur shumë keq për vendin tonë përmes ankesave të shumta që ka dëgjuar nga rrëfimet e këtyre komuniteteve dhe për këtë arsye ka arritur në konkluzionin: “Shqiptarët nuk kanë faj që duan Evropën. Nuk kanë asnjë garanci nga shteti i tyre”.

Ja shkrimi:

Nga ZOIE O'BRIEN

"Shqipëria është e vendosur për të qenë anëtare pas vitesh negociatash. Por pesë minuta larg rrugëve të pastruara, varfëria rrënon komunitetin. Në një vendqëndrim jashtë kryeqytetit, Tiranës, njohur si “Bregu i Lumit”, 300 familje rome jetojnë në barake e streha si prona. Për shumë familje është dhënë një minimum ndihme, nëse nuk kanë paguar në sistem, që mund të jetë rreth 6000 lekë në muaj, apo 65 paund. Fëmijët e tyre, që në momentin që mund të ecin, detyrohen të lypin lekë dhe në disa zona, janë punësuar edhe në miniera. Hajdar Toluli ka tre fëmijë për të ushqyer dhe nuk mund të gjejë një punë.
Ai thotë: “Zona e Bregut të Lumit, ky është vendi më i keq në Shqipëri. Ka nja 300 familje këtu”.Shtëpitë u përmbytën nga lumi këtë vit, dhe qeveria nuk bëri asgjë për familjet. Qeveria duhet të gjejë punë për ne në rradhë të parë. Ne duam vetëm të punojmë. Ata mund të na ndihmojnë. Me këtë qeveri, zor se mund të kemi një jetë të thjeshtë”.
Arta, 33 vjeçe që e la Shqipërinë për Italinë e përshkruan jetesën në vendin e saj “katastrofik”. Por ministrat e BE duken të vendosur që ta lejojnë vendin të jetë një anëtar i BE.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në 2014 dhe mund të bëhet anëtar më përpara vitit 2020. Sekretarja e shtetit Theresa May është deklaruar kundër lejimit të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të ZI, Serbisë dhe Turqisë për tu bashkuar në BE, duke deklaruar se “ato janë vende me popullsi të varfër dhe problem serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe disa herë, madje edhe terrorizmin”.
Por për shumë shqiptarë, lufta më e madhe është që të garantojnë lekët e mbijetesës. Ka një diferencë të madhe ndërmjet njerëzve që besojnë se asgjë nuk është bërë për ti ndihmuar ata dhe shumë prej tyre thyejnë edhe ligjin “për të mbijetuar”.
Bar kafenetë ku pijet janë të lira, janë të mbushura me 20-30 vjecarë, kthehen në vende si shtëpi për një muaj, përpara se ata të kërkojnë që të shkojnë në evropë.
Që kur u bashkuan me Shengenin, qindra vetë kalojnë nga tre muaj jashtë, duke punuar pa viza. Por ata thonë se ia vlen të rriskosh, dhe se ata nuk kanë asnjë opsion tjetër. Në fshatin Usheq, kafja lokale mund të rrijë e hapur gjithë ditën pa pasur një klient të vetëm.
Pronari Altin Goga, 36 vjeç thotë se jetesa ndershmërisht është bërë shumë e vështirë nga shteti. Ai thotë: Eshtë shumë keq. Njerëzit blejnë vetëm ushqimet esenciale. Kjo është sheqer e kafe. Shumë pak prej tyre blejnë fruta apo perime. Çdo gjë që shihni këtu është ndërtuar me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë dhe jeta mund të jetë më e mirë. Dhe sigurisht unë mendoj për mirë. Qeveria vetëm merr. Për shembull, ne duhet të paguajmë aq shumë për metër katror. Dhe nëse ke tavolina jashtë, duhet të paguash ekstra, mbi këtë shumë”.
Ai shton se nuk është e lehtë në këtë vend që të kesh një jetë me përfitime dhe të arrish të bësh para të ndershme.
Njerëzit e shohin anëtarësimin në BE si e vetmja rrugë për të përmirësuar vendin dhe jetën e tyre. Sipas disa studimeve, 90 përqind e shqiptarëve mund të votojnë pro anëtarësimit dhe Unioni duket të jetë I prirur për ti pranuar.
Kasapi Hysen, 54 vjeç thotë: “BE do të përmirësojë Shqipërinë në përgjithësi, do të sjellin para këtu. Jam shpresëplotë se qeveria do të ndryshojë dhe do ti thuhet nga BE se çfarë duhet të bëjë. Ndoshta do të kemi ligje të reja dhe do të jetë këtu për njerëzit”.
 
Dhe ekonomia nuk është i vetmi problem, efektet e varfërisë i drejtojnë njerëzit që të shkelin ligjin apo të ndajnë familjet.
Muajin e kaluar, media shqiptare ngriti problemin e fëmijëve në jetimore që janë abuzuar shpesh dhe dhunshëm nga kujdestarët e tyre. Dhe varfëria në vend ka lënë qindra fëmijë në nevojën për ndihmë. Disa prindër thjesht braktisin fëmijët e tyre dhe ikin nga vendi.

Në fshatin SOS për fëmijët ka përkujdesje dhe edukim, pa ndonjë lek nga qeveria. Drejtorja kombëtare, Teuta Shkenza thotë se shumë prindër në vend përpiqen shumë për të parashikuar të mira për fëmijët e tyre. Ajo thotë: “Ekonomia është shkaku kryesor sepse njerëzit jetojnë në kushte ekstreme. Ata nuk kanë shkolla në këtë zonë, nuk ka asnjë vend ku mund të punësohen, dhe më së shumti në veri. Ata s’mund të kujdesen për fëmijet e tyre. Dhe situata nuk ndihmohet aspak nga shteti. Për shembull nëse një punonjës social sheh se ju keni një televizor, pavarësisht nëse është dhuratë, ata thonë se ju keni televizor në shtëpi ndaj nuk keni nevojë për ndihmë nga shteti. Dhe më pas, ju nuk merrni asgjë. E njëjta gjë edhe për lavatriçet, edhe pse ato nuk punojnë. Shteti thotë se ti nuk ke nevojë për ndihmë ekonomike. Ata nuk duan tia dinë për standartet, ata nuk duan tia dinë nëse ti nuk ke një punë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041