Mendojmë gjithomnë me të drejtë se Vip-at kujdesen deri në maksimum që çdo detaj i vogël të bëjë diferencën duke u munduar kështu që të shkëlqejnë sa më shumë, por ja që ka edhe të papritura.
Performanca në skena që zgjasin me orë të tëra dhe lodhja bëjnë të vetën.
Taylor Swift ka filluar së fundmi turin e saj ‘Reputation’ dhe ashtu siç raportojne mediet ndërkombëtare, publiku po e admiron gjithmonë edhe më shumë.
Pikërisht pas përfundimit të njërës prej tyre, këngëtarja është intervistuar nga Greg James, gazetar i BBC. Sapo e takon ashtu të djersitur nga performanca, Greg nuk nguron t’i vejë në dukje faktin se duhet të lahet, por Taylor nuk u mërzit fare nga kjo mënyrë e të folurit.
Me gjithë sportivitetin e mundshëm ajo i thotë: “Ke të drejtë, duhet të lahem”.
Epo i ka jeta këto gjëra! Fundja edhe Vip-at lodhen...