Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë ndër çiftet më të bukur dhe të përfolur në showbiz-in shqiptar. Të dy i shohim rrallë herë të japin intervista por këtë herë Liço ka qenë i ftuar në ‘Top Show Magazine’. Ai foli rreth rreth projekteve që do të ketë së fundmi por nuk mund të ikte pa u dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarit të njohur, Ervin Kurti. Një ndër pyetjet dhe ajo më pikantja ishte nëse bëhej xheloz për Sarën.
“Sigurisht që jam! E ke parë Sarën apo jo? Sara është alamet ylli, nëse nuk je xheloz për të duhet të jesh budalla” përgjigjet Ledioni, duke bërë sallën të duartrokasë në ato momente./intv.al/