INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari Hoxha ironizon grabitjen e sotme:

Gazetari Hoxha ironizon grabitjen e sotme: "Urojmë që grabitësit t'i harxhojnë paret ne Dhërmi ose Jalë"

Publikuar më: 19:03 11-07-2016

Grabitja e bankave në Shqipëri duket se është kthyer në një trend.  

Kapuç në kokë, thasë me para, largim i paditur, janë këto fjalët kyçe të historive me grabitës tashmë  të njëpasnjëshme në vendin tonë.

Kjo  ngjarje nuk ka kaluar pa reagimin e gazetarit Artan Hoxha, i cili ka zgjedhur faqen e tij në  Facebook për të ironizuar grabitjen e sotme të ndodhur në Vlorë.

Ja çfarë shkruan ai në lidhje me ngjarjen:

“Dy grabites me kapele(nuk thuhet gje nese ishin me kapele kashte, plazhi apo kaskete, po fundja ku qendron problemi ketu jane rikthyer dhe njehere per te disaten here, te kjo banka te Sheshi Flamurit ne Vlore, dhe pasi kane marre dy thase taze me para (nuk thuhet nese jane Leke, Euro, Dollare, Paund, po fundja e ç'rendesi ka kjo) dhe jane larguar qetesisht ne drejtim te paditur. Pyetjet qe lindin pas grabitjes jane: Pse grabitja u be te henen, nje dite pas finales se Europianit? Pse grabitesve u pelqen gjithenje te grabisin kete banken te Sheshi Flamurit, sikur nuk ka banka te tjera ne Skele, te Kulaci etj? Cfare i ka detyruar grabitesit te ndryshojne taktike, pasi me pare grabisnin para ne sportel me çanta, tani grabisin para me thase te dera? Gjithsesi diçka ka ndryshuar per mire, pasi me pare edhe plagosnin ndonje person, pjestar i bankes apo i policise private, tashme largohen urte e bute pa shkaktuar deme anesore. Urojme qe sepaku grabitesit ti harxhojne paret duke bere pushime ne plazhin e Dhermiut ose Jales, apo ne ndonje shkuma-parti te levizjes rinore te kompleksi luksoz Santa Quaranta ne Sarante, e te mos tundohen nga çmimet konkuruese te agjensive turistike ne resortet luksoze ne Greqi, Turqi, Spanje, France. Kjo do ishte ironia me e madhe, sepse pas bankave te Tiranes qe e transportojne me avione drejt Vienes, valuten e sjelle prej shqiptareve nga e gjithe bota ne Shqiperi, edhe grabitesit te ndiqnin te njejtin shembull, duke i shpenzuar parate e grabitura jashte vendit. Nese dhe grabitesit nuk pranojne ti shpenzojne parate e grabitura ne Shqiperi, do te isha kurioz te dija çfare interpretimi do ti bente besueshmerise se ekonomise shqiptare Ministri i Financave Ben Ahmetaj. Kjo eshte mire apo eshte keq.... Kampionati vazhdon, skuadra e grabitesve pasi ka korrur disa fitore te thella brenda fushes se vet ne kryeqytet tani ka nisur te fitoje bindshem dhe jashte fushe, madje dhe ne rrethe problematike si Vlore..”

Article Logic
Execution time: 0.0027079582214355