INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari i alarmuar për cilësinë e ushqimeve: ‘’Po na trajtojnë si kavje’’

Gazetari i alarmuar për cilësinë e ushqimeve: ‘’Po na trajtojnë si kavje’’

Publikuar më: 15:23 18-03-2017

Gazetari Denis Dyrnjaja prej kohësh ka apeluar për cilësinë e ushqimeve dhe te jetës në vendit tonë. Herë pas here ai ka ngritur shqetësimin për ato cka na afrohen për të konsumuar në jetën e përditëshme. Dyrnjaja është munduar që të sensibilizojë opinionin publik duke publikuar një histori që i kishte ndodhur sot në mëngjes. ‘’Në mëngjes më rastisi të më servirej një lëng portokalli i freskët me portokalle të pafreskëta, për të mos thënë të lodhura fare fare. E pastruam Greqinë dhe Maqedoninë nga skorrjet e frutave dhe bashkë me pastrimin e Greqisë po ngarkojmë veten me lloj lloj sëmundjesh nga pasiguria ushqimore. Tregjet gëlojnë me fruta perime të importit të cilësisë së tretë a pa standarde cilësie fare. Fruta të ndenjura në kushte frigoriferike në periudha të gjata. Vetë i prodhojmë si mos më keq, importin e kemi edhe më keq se keq. Jemi mbërthyer në darën e pasigurisë dhe po trajtohemi si kavie’’, shkruan Dyrnjaja.

Article Logic
Execution time: 0.002140998840332