INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari i famshëm flet pas sherrit me Noizy-n: Ai ka vetëm një të mirë që...

Gazetari i famshëm flet pas sherrit me Noizy-n: Ai ka vetëm një të mirë që...

Publikuar më: 17:30 01-04-2021

Një komenti që bëri Big Kik, i ftuar në emisionin e Meritonit Mjekiqit “Gjoni’s Black”, ku u shpreh se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi OTR shkaktoi nxehjen e këtij të fundit.

“Po nuk u përmend Noizy s’ka lajm. Ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy, Noizy, Noizy, Noizy, Noizy. E di që ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”,- shkruante ndër të tjera asokohe Noizy.

I ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, Meritoni u tregua i rezervuar përsa i përket përplasjes së tyre, por shtoi se pavarësisht gjithçkaje, Noizy nuk e ka cënuar tek jeta e tij personale.

“Sot kemi ardhur për qejf me fol për gëzim me Meritonin. Gjakrat janë të nxehta ose jo, ai ka punën e vet dhe unë timen. Kështu kanë ndodhur deri tani keqkuptimet e vogla. Të paktën Noizy e ka deri në një masë, edhe pse bën gjëra tek pjesa e familjes ka kujdes se është familjar dhe vetë. Jemi gjithmonë pro të mirës.”, është shprehur Meritoni.

 

Kujtojmë se ishte Meritoni ishte ai që e cilësoi Noizyn "femër" teksa Don Xhoni realizonte krah tij "Paintball" në "Shiko Kush LUAN" me Luana Vjollcën. Por nuk dimë se ç'kishte ndodhur para emisionit që Mjekiqi t'i drejtohej ashtu reperit. 

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543