Këngëtarja shumë e dashur dhe e njohur për publikun Era Rusi ka marrë një propozim live disi të pazakontë në emisionin e të Djellës. Gazetari dhe moderator Ervin Kurti e ka ngacmuar Erën dhe publikisht i ka kërkuar dorën babait të saj.
“Babain e Erës e kam takuar te ditëlindja e saj dhe e kishte me shumë merak. Po të them publikisht, unë kam shumë vite që jetoj vetëm, kam një krevat dopjo, duhet mbush ai krevati. Do vish të jetosh me mua?”, e pyeti Ervin Kurti.
Era menjëherë i ka kthyer përgjigjen epike: “Pse çfarë jam unë mbushësja e krevatit tënd?, duke shkaktuar plot të qeshura në studio.
Momentin e ndiqni në videon më poshtë!