Mauricio Pistoki, një ndër gazetarët dhe moderatorët më të njohur sportivë italianë, ka hedhur një akuzë shumë të rëndë ditën e djeshme.
Në drejtim të bordit të Ligës së Serisë A, por jo vetëm, lidhur me të drejtat televizive të këtij sezoni, ku sipas tij prapa zgjedhjes së bërë nga drejtuesit e lartë të sportit mund të ketë ndonjë prapaskenë.
Nëpërmjet profilit të tij në “Tëitter”, ai nënvizon: “Si ka mundësi, që Liga e Serisë A ka preferuar që të arkëtojë 100 milionë euro më pak nga delegimi i transmetimit të ndeshjeve të Serisë A kompanive ‘Sky’ dhe ‘DAZN’ dhe jo ‘MEDIAPRO’-së? Kush ka fituar nga kjo marrëveshje? Me sa dinë që të gjithë, ‘Sky’ dhe ‘DAZN’ janë partnerë të Juventusit dhe Kristiano Ronaldos? Sa paguajnë ato tek ata? Pyetje… “.