Enca tashmë dihet që përpos talentit, është edhe një nga këngëtaret më provokuese të skenës.
Ka nga ata që e pëlqejnë por ka edhe të tjerë që nuk e durojnë dot këtë stil të këngëtares. Njëri prej tyre është gazetari Flavio Qarri i cili nëpërmjet një letre të hapur drejtuar 21 vjeçares, ka vjellur gjithë vrerin e mundshëm duke u treguar ndoshta më i çiltër seç duhet. Ndër të tjera në letër ai i thotë Encës se kur e ka parë live, format e saj ia kanë shpifur aq shumë sa që ka mbetur me orë të tëra në banjo apo “Qetësiou karamele… Noizy nuk është Jay Z dhe ti s’ke për të qenë kurrë Beyonce”. Por letra është më e “pasur” dhe ka ngjallur mjaft diskutime tek fansat e Haxhias. Megjithatë kjo e fundit ka preferuar të qëndrojë indiferente….të paktën deri tani!