INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari serb: Rama lideri më i madh i Ballkanit. Çmenden mediat serbe

Gazetari serb: Rama lideri më i madh i Ballkanit. Çmenden mediat serbe

Publikuar më: 13:38 21-04-2017

Një gazetar serb i ka çmendur të gjithë duke etiketuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si liderin më të madh të Ballkanit. Shkrimi i tij në Twitter ka ndezur mediat serbe të cilat nuk kanë nguruar të sulmojnë gazetarin nga Beogradi, Slobodan Georgiev, duke e quajtur ‘më shqiptar se shqiptarët’. Gazeta serbe “Informer”, komenton deklaratën e Georgiev, ndërsa shkruan se ky gazetar ja ka futur kot. “Gazetari Slobodan Georgiev pa u skuqur ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”-shkruan kjo media. Gazetari serb ka kritikuar reagimet e Vuçiçit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë, raporton Tetova.net. “Është një nga deklaratat pakripë, edhe pse fushata dhe zgjedhjet janë kryer. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev. Gazeta serbe “Informer” shton se, “nga këto thënie të Georgievit nuk duhet të çuditet askush, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme kur ka pohuar se “Serbia është krijesë fashiste”.

Article Logic
Execution time: 0.0030198097229004