INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari zbulon mesazhet Basha-Meta?

Gazetari zbulon mesazhet Basha-Meta?

Publikuar më: 20:27 03-04-2017

Duket se Aleksandër Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, veç takimeve në kuadër të drejtimit nga ana e tij të fushatës antitrafik, ka ardhur për të negociuar për krizën politike në Shqipëri.

Është gazetari Alfred Lela, që në emisionin Top Story në TCH thotë se ka informacion se çdo të bëjnë të dërguarit e SHBA.

“E di dhe kam infornacion se amerikanët e kanë lejen e Bashës për të negociuar, kushti është qeveria teknike” tha Alfred Lela gjatë emisionit.

Ndërsa Ilir Kulla, një tjetër analist që është më afër Metës, thotë se ka një informacion tjetër: Që Ilir Meta e ka të qartë se nuk ka zgjedhje pa opozitën, por nuk bie dakord për qeveri teknike.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156