INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja bëhet nuse me “dy dhëndurë” [FOTOVIDEO]

Gazetarja bëhet nuse me “dy dhëndurë” [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 16:31 10-03-2017

Dita e saj e shënuar erdhi!

Gazetarja e njohur Fiori Dardha ka zgjedhur ditën e lindjes së djalit të saj për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partnerin. Ceremonia e dasmës është zhvilluar ditën e djeshme, gjë të cilën e ka bërë të ditur vetë moderatorja e emisionit “Boom” në rrjetet sociale.

fiori_1.png

Në postimet e saj ajo ka shkruar: “Falenderoj të gjithë kolegët e medias së shkruar dhe asaj elektronike për vemendjen dhe dashamirësinë e treguar. Ju kërkoj ndjesë që ua kam vonuar përgjigjet e intervistave, por kjo është një periudhë ca e ngarkuar. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë, me thuajse të gjithë ju, ndaj, për të mos i krijuar vetes stres e për të kursyer ndonjë hatërmbetje, kam vendosur që fotografitë e ditës sime të shënuar t’i vendos në rrjetet e mia sociale e më pas mund t’i shpërndajë kush dëshiron. Ju jam mirënjohëse për intervistat, faqet e revistave e kopertinat që u treguat të gatshëm të m’i dedikoni. Dua ta shijoj kështu këtë moment, pa dalë në kopertina. Faleminderit të gjithëve që në një mënyrë apo një tjetër jeni bërë pjesë e gëzimit tim”. 

Ndërsa në një tjetër video ajo shfaqet së bashku me djalin dhe bashkëshortin, mbi të cilën ka shkruar, “ Ne të tre. Jam nuse me dy dhëndurë”. Padyshin që kjo ka qenë një ditë mjaft e lumtur për gazetaren e cila festoi 5 vjetorin e lindjes së djalit dhe kurorëzimin e dashurisë me partnerin e jetës.

Article Logic
Execution time: 0.0017731189727783