INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja e kulturës që nuk njohu Kastriot Tushën, gafë e turpshme dhe me Matilda Makoçin [VIDEO]

Gazetarja e kulturës që nuk njohu Kastriot Tushën, gafë e turpshme dhe me Matilda Makoçin [VIDEO]

Publikuar më: 10:04 16-03-2017

Gazetarja e kulturës që pyeti Kastriot Tushën “Po ju artist jeni?”, ka rezervuar një tjetër “perlë” nga të sajat.

Këtë herë e intervistuara ishte Matilda Makoçi dhe gafa ishte thjesht qesharake, jo për të shqyer sytë si në rastin e tenorit të njohur. Kjo video që ka qarkulluar orët e fundit në internet, duket se është realizuar në rikthimin e aktores Matilda Makoçi me recitalin e saj. Pasi i drejtohet fillimisht me emrin “Natasha”, kupton gabimin dhe tenton që ta rregullojë atë, por gafat i dalin natyrshëm njëra pas tjetrës. Kjo është perla e radhës e gazetares Lindita, por për fatin e saj zonja Makoçi e ka marrë me sportivitet dhe nuk e ka vënë ujin në zjarr. Ja video e siguruar nga Newsbomb:

Article Logic
Execution time: 0.0023529529571533