INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja e njohur e thotë TROÇ dhe zbulon arsyen: Këtë reper SHQIPTAR s'do e ftoja kurrë në emision [FOTO]

Gazetarja e njohur e thotë TROÇ dhe zbulon arsyen: Këtë reper SHQIPTAR s'do e ftoja kurrë në emision [FOTO]

Publikuar më: 18:46 13-04-2019

Dasara Karaiskaj është një nga gazetaret që njihet për stilin e saj thumbues ndaj VIP-ave që interviston. Ajo njihet si një ndër gazetaret më me pak komplekse dhe e tillë u tregua në intervistën e fundit për "Thumb". Aulona dhe Fatma sollën në vëmendje një deklaratë të Dasarës e cila kohë më parë ka thënë se personazhi që nuk do të intervistonte kurrë është reperi nga Kosova, Majk. E pyetur për arsyen e kësaj, gazetarja u shpreh:

“Sepse përgjigjet e Majku gjatë një interviste janë vetëm “po” dhe “jo””.

Më tej Dasara sqaroi se ajo i pëlqen dhe i dëgjon këngët e Majk, por ndoshta e gjitha kjo vjen nga jeta dhe ‘background’-i i tij.

“Unë e dëgjoj Majkun, këngët e tij i pëlqej shumë sidomos ato me ndarje. Por mendoj se Majku përfitoi nga zëri i tij dhe sipas meje është zbulim i Babastarsave. Ndoshta pasi nuk ka një ‘background’… apo jeta e tij personale që lë për të dëshiruar…” ka përfunduar ajo.

mer.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547