Ilda Bejleri është një nga prezantueset më simpatike të ekranit shqiptar. Ajo prej kohësh mbulon kategorinë e sportit duke përcjellë hap pas hap ngjarjet më të fundit.
Një ndër shoqet më të mira të Ildës është edhe gazetarja e njohur, Elona Duro, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ndër të tjera ajo ka folur edhe për miqësinë e saj me Ildën.
“(Me Ildën) Jemi edhe shumë të ndryshme edhe të njëjta. Një gjë që na bashkon është rehatia me njëra-tjetrën. Ilda është një gocë shumë cool, me zemër të madhe, shumë funny. Nëse ka një gjë që na ndan janë shpenzimet. Nëse mua nuk më bën të lumtur një çantë Gucci, Ildën e bën shumë. “,- ka treguar me shaka Elona, duke shtuar që tashmë që është nënë ajo është më e përgjegjshme kur vjen puna tek shpenzimet.