Xhisiela Maloku është sot në qendër të vëmendjes të opinionit publik, duke u shfaqur tashmë me figurë dhe zë publikisht duke rrëfyer se si qëndron e vërteta e gjithë kësaj ngjarjeje që ka trazuar politikën shqiptare dhe vetë publikun. Ajo i mohoi të gjitha akuzat që kishte bërë ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, por gazetarja Anila Hoxha që kishte qenë prezente gjatë marrjes së intervistës tha në emisionin “Open” se kishte dyshime për atë që dëshmoi Xhisiela.
“Xhisiela jeton në Nikël të Krujës. Një fshat që edhe policia u mburr kur hyri me forca të shumta në një operacion të madh. Le ta themi kush e shoqëronte Xhisielën kur erdhi të bënte intervistën. Ne e pyetëm se me çfarë kishte ardhur dhe ajo tha: “Me taksi”, por ajo gënjeu sepse ne e pamë kush e solli me makinë. E pamë edhe kush e shoqëronte. Ajo tha se erdhi me taksi dhe gënjeu. Nuk e dimë kush ishin ata persona, por duhet ta themi që ajo gënjeu. Ajo gënjen sepse nuk mund të gabojë një ekspert mjeko-ligjor për plagët që ka në trup” – tha gazetarja.