Një gazetare e re u bë muslimanja e parë që pozon me ferexhe në revistën “Playboy”
Huffington Post raporton se Noor Tagouri u shfaq në kopertinën e kësaj reviste si pjesë e një serie që synon të ndryshojë pikëpamjet e njërëzve për biznes, muzikë, pornografi etj…
Si një aktiviste me pasionin për të ndryshuar botën, 22 vjeçarja libiano-amerikane, pozoi me ferexhe duke thyer kështu një tabu.
Edhe pse ngacmuese ideja, ajo ndryshe nga modelet e tjera nuk ka dalë e zhveshur.
“Unë e di se si është si të kesh pengesa të komunitetit tonë të shtrembëruar.Por nuk po bëj këtë. Thjeshtë po tregoj historinë tuaj sepse është e rëndësishme dhe meriton drejtësinë”, tha 22 vjeçarja.
Edhe pse Noor ka marrë shumë mbështetje për intervistën e dhënë, ka patur edhe nga ata që nuk e kanë priur aspak mirë iniciativën tepër guxuese të saj. Madje Noor ka marrë edhe kërcënime të shumta nga muslimanë ekstremistë.
Behind the scenes #Vlog of the announcement at 9AM with @Playboy!✌?️FULL: https://t.co/rVbnSqNQXc pic.twitter.com/6Q3sYqAP0q
— Noor Tagouri (@NTagouri) September 22, 2016