E gjithë bota ndihet e rrezikuar ndaj Covid-19 dhe frika ka detyruar autoritetet të marrin masat e nevojshme parandaluese.
Mbrëmjen e djeshme në një lidhje direkte me gazetarin Erion Dushi për televizionin “A2CNN” ishte gazetarja dhe prezantuesja italiane Rafaella Cesaroni.
Gjatë intervistës ajo tregoi situatën shqetësuese në të cilën ndodhet Italia dhe gjithashtu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e marrin lehtë Covid19.
E gjendur në karantinë në shtëpinë e saj në zonën e Lacios ajo tha se Italia po bëhet një model për të gjithë botën.
“Duhet të jemi një shembull për të gjitha vendet në mënyrë që të kërkojnë ndihmë dhe të kenë Italinë si shembull të asaj që ndodhi dhe të mos jenë indiferentë ndaj fakteve që paraqiten”, tha ajo.
“Apeli që dua t’i bëj të gjithë popullit shqiptar që po më ndjek në këto momente në këtë transmetim direkt është edhe nëse nuk e ndjeni panikun njëkohësisht dhe frikën në qytetet tuaja merrini të gjitha masat mbrojtëse, qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni për të evituar një infektim të kotë por edhe të rrezikshëm. Edhe në Itali e patëm me vështirësi këtë përcaktim të rrezikut ndërkohë tani ndodhet në dyert tona. Ndaj ndiqini të gjitha këshillat e autoriteteve dhe mbrohuni”, u shpreh Rafaella në intervistën me Erion Dushin.
Numri të infektuarve çdo ditë është në rritje, prandaj e vetmja gjë e cila na mbetet të bëjmë është të kujdesemi për veten dhe familjarët tanë duke respektuar rregullat dhe këshillat e shumë përmendura.