INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja publikon foton me vajzën, kërcënohet në gjuhën serbe: Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari

Gazetarja publikon foton me vajzën, kërcënohet në gjuhën serbe: Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari

Publikuar më: 13:14 05-07-2019

Një gazetare e televizionit N1 në Kosovë, Zana Cimili është kërcënuar në rrjetin social Instagram, në një foto që ka publikuar me vajzën e saj.

Sipas ‘’Express’’, një person ka shkruar një koment në gjuhën serbe duke thënë se gjithmonë e më shumë ka dëshirë të vrasi një shqiptar.

Komentuesi ka vazhduar komentet teksa shprehet se:

“Pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.’’

Për më tepër, personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes duke shtuar:

“Shpresoj që një luftë e re do shpërthej në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

Lidhur me këto komente rraciste Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën thirrje për distancimin nga gjuha e tillë dhe kjo qasje e rrezikshme ndaj gazetarëve. Të gjitha kërcënimet ndaj tyre, posaçërisht thirrjeve për dhunë ndaj grave gazetare, janë të papranueshme.

AGK pret nga institucionet kompetente që në kohën më të shkurtër të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.

“Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thekson AGK.

Article Logic
Execution time: 0.0018370151519775