INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja shqiptare bën Vuçiçin të fshijë djersët [VIDEO]

Gazetarja shqiptare bën Vuçiçin të fshijë djersët [VIDEO]

Publikuar më: 11:15 20-10-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet në mes të Beogradit nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi kur e ka pyetur se "çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?".

Kjo ndodhi në një konferencë për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vet ai. Vuçiq përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli. Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçiç është përgjigjur.

Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i koncentruar në pyetjen që po i bëhej. Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727