INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja shqiptare bën xhestin e çmuar, nxjerr në ankand dhuratën e vajzës me sindromën ‘Down’[FOTO]

Gazetarja shqiptare bën xhestin e çmuar, nxjerr në ankand dhuratën e vajzës me sindromën ‘Down’[FOTO]

Publikuar më: 10:48 27-03-2018

Personat publik shpesh sensibilizohen duke ndihmuar dhe bërë xheste humane për personat në nevojë.

Për fëmijët e prekur me sindromën Down nuk kanë qenë të pakta rastet kur figurat publike kanë bërë donacione duke ndihmuar në plotësimin e nevojave të tyre.

Një gjë të tillë e ka në plan për ta bërë edhe gazetarja Jonida Vokshi e cila me një postim në Instastory na ka treguar se ka marrë një dhuratë mjaft speciale nga një vogëlushe me sindromën Down, e quajtur Irma.

Bëhet fjalë për një pikturë që Vokshi ka vendosur ta nxjerrë në ankand për të ndihmuar vogëlushen, por edhe shumë të tjerë si ajo.

“Irma Nika me sindromën Down më bëri këtë dhuratë për emisionin “Thurje” dhe e pikturoi live në studio. Një talent! Por këta njerëz me kaq shumë pozitivitet dhe talent kanë nevojë për përkrahje. Kështu që pavarësisht kënaqësisë që më dha kjo dhuratë spontane e Irmës, mendoj që është më e vlefshme për ta ndihma juaj, kështu që unë hap një ankand për këtë pikturë të bërë nga Irma në studion time. Një vajzë me sindromën Down por me shumë talent. Ndihma juaj mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e kësaj pikture. Vlerësoni vetë ju talentin e Irmës dhe kjo pikturë është e juaja.”- ka shkruar Jonida në Instastory duke treguar edhe pikturën që ka marrë dhuratë.

Një xhest plot vlera! Të gjithë duhet të japim ndihmën tonë duke u sensibilizuar për personat e prekur me sindromën Down.

segr34.PNG

drg34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0023930072784424