INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja shqiptare, lë pa fjalë të gjitha femrat:Nuk lihet burri pse të tradhëtoi [FOTO]

Gazetarja shqiptare, lë pa fjalë të gjitha femrat:Nuk lihet burri pse të tradhëtoi [FOTO]

Publikuar më: 12:26 08-03-2018

Deklarata e saj ishte e papritur, aq më tepër nga gjinia femërore.

Teksa ishte e ftuar në "Top Show Magazine", gazetarja Erjona Rusi ka bërë një deklaratë që pak femra, për të mos thënë asnjëra, do ta thoshte për bashkëshortët e tyre.

Erjona u shpreh se nuk e ka problem nëse bashkëshorti i saj sheh një femër të bukur apo bisedon me të dhe se nuk lihet burri për një tradhti.

"Sinqerisht nuk e them për klishe, të hutohet dhe të kënaqet me sy. Madje edhe më shumë po të dojë", tha Erjona duke i lënë të habitur të ftuarit ndërsa Dudushi e pyeti se çfarë nënkupton ajo me më shumë.

"Me më shumë e kisha fjalën që të rrijë me të, të bisedojë. Nuk thashë të shkojë në krevat me të", u përgjigj gazetarja teksa shtoi: "Po nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për në krevat, hallall ja bëftë Zoti".

"Unë kam shumë besim tek vetja ime, por nëse do ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do bëhej qameti, ta garantoj. Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti", u shpreh Erjona.

-640-0-5aa06dea3856c.jpg

-640-0-5aa06df00edca.jpg

-640-0-5aa06dec09052.jpg

 

-640-0-5aa06deee1469.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842