Tenori i mirënjohur Kastriot Tusha ka kaluar një situatë vërtetë të sikletshme, por të jesht një artist i madh do të thotë se idi si t’i menaxhosh këto situata aspak të këndshme. Një gazetare e re kulture ka intervistuar Kastriot Tushën rreth një shfaqjeje që pritej të jepej në “Teatrin e Operas dhe Baletit” por duke mos e ditur se kush është ai. Pasi shpjegoi pritshmëritë e tij rreth shfaqjes, gazetarja e pyet rreth profesionit të tij: "Po ju vetë jeni artist?" Tenori iu përgjigj me shumë qetësi dhe një buzëqeshje të lehtë në fytyrë:
“Unë jam Kastriot Tusha, profesor në Akademinë e Arteve, tenor, me një karrierë artistike edhe këtu në Teatrin e Operas.”
Pas qarkullimit të kësaj video në rrjetet sociale, nuk mund të mungonte edhe reagimi i artistëve të tjerë. Një ndër to është edhe Aurela Gaçe, e cila ka reaguar as ashpër aq edhe në mënyrë ironike me anë të një statusi në Facebook.
Të qajmë apo t’i fusim një mendje të lehtë? Ja statusi i plotë i Aurelës: