INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja zbulon skandalin. Pronarë që ofrojnë banesa falas në këmbim të favoreve seksuale

Gazetarja zbulon skandalin. Pronarë që ofrojnë banesa falas në këmbim të favoreve seksuale

Publikuar më: 14:24 20-07-2018

Vajzat që kërkojnë banesa me qira në mediet online, mund të ndeshin oferta vërtetë të çuditshme. Gazetarja 24-vjeçare Emilia Bona, reportere e Echo Liverpool, zbuloi disa nga reklamat ilegale në internet dhe tani ka ekspozuar botën e errët të pronarëve që kërkojnë seks, në këmbim të hapësirës falas që ofrojnë. Ajo tregon sesi burrat në Angli, po ofrojnë shtëpitë e tyre falas në këmbim të seksit për "zonjat e reja", të cilat ndodhen në vështirësi. Pasi ndeshi këto njoftime Emilia kontaktoi me disa prej tyre. Një nga burrat me të cilët ajo foli përshkroi në telefon kërkesat madje duke dërguar edhe detaje grafike të gjërave që ai dëshironte të bënte me të, në apartamentin e tij të seksit, pavarësisht se ishte i martuar.

shkembimi_i_mesazhit.jpg

Një burrë tjetër pranoi se ai nuk kishte vendosur kurrë më parë një reklamë si kjo, por tha se kishte 'dëshira' dhe se ata ishin 'vetëm dhe të rritur' para se të pyeste nëse ajo kishte të dashur. Këto 'marrëveshje' të bazuara në favore seksuale kundrejt qirasë janë të paligjshme. Përveçse kanë potencialin për të lënë gratë e pambrojtura në një situatë jashtëzakonisht të vështirë të jetesës, këto ‘marrëveshje’ janë kundër ligjit.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332