IN SPORT
Gazetat franceze: Tifozët shqiptarë me të kulturuarit e Europianit

Gazetat franceze: Tifozët shqiptarë me të kulturuarit e Europianit

Publikuar më: 18:40 19-06-2016

“Shqiptarë ejani prapë!”, – shkruajnë gazetat franceze për tifozerinë kuq e zi.

Ndoshta të ndikuar me vandalizmat midis rusëve dhe anglezëve, mediat e tyre po theksojnë me forcë natyrën paqësore dhe entuziaste të shqiptarëve.

Lexoni më poshtë ç’shkruan njëra nga gazetat franceze, pas ndeshjes Francë – Shqipëri.

“Një shqiptar, një francez, një shqiptar, një francez… Rivalë të një mbrëmjeje, por të bashkuar në një turmë të madhe duke vërshuar drejt Velodromit. I pabesueshëm ambienti që u formua përpara ndeshjes.

Një ndeshje me rrezik të madh?! Rrezik i madh vetëm për kordat vokale. Sepse e vetmja përleshje që bëhej ishte kur përplaseshin sloganet në kor.

Francezët dhe shqiptarët i dhanë gjithë dinjitetin e munguar EURO­-s, errësuar nga dhuna e rusëve dhe gomarlliqet e anglezëve.

Shqiptari, një dhuratë e bekuar për CRS (kështu quhet policia franceze – shën red.) e cila u kap në flagrancë nga gjallëria e kuqezinjve. Duke qeshur, duke bërë selfie. Një CRS duke dalë në foto me katër tifozë shqiptarë në një rreth trafiku në Prado. Historike!!

U stepëm kur pamë ulur përtokë një grup francezësh. Por ishte thjesht një fillim i OLA­-s që do vijonte më pas nga tifozët me krahë ngritur drejt qiellit duke brohoritur. E njohim shpirtin vëllazëror të francezit. Por, dje zbuluam shqiptarin. Të dashur, jo shtypës, jo shovinistë, jo urrejtës.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004