INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazi natyror dhe ''kunjat Europiane'', kryeministri Polak akuzon Rusinë se...

Gazi natyror dhe ''kunjat Europiane'', kryeministri Polak akuzon Rusinë se...

Publikuar më: 07:00 29-05-2018

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se tubacioni i planifikuar i gazit natyror të Rusisë, Rrjedha e Veriut 2, është armë e luftës hibride që Moska dëshiron ta përdorë për të minuar sigurinë evropiane të energjisë dhe solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Morawiecki tha në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Varshavë se Rrjedha e Veriut 2 “është një pilulë helmuese për sigurinë evropiane, e cila mund të ketë pasoja të gjera”.

Rrjedha Nordike 2 është një projekt kontrovers që do të zgjeronte tubacionin aktual Rrjedha e Veriut, i cili kalon nëpër Detin Baltik për të çuar gazin rus në Gjermani. 

Shtetet e Bashkuara, Polonia, shtetet e Baltikut dhe disa vende të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim për Rrjedhën e Veriut 2, që shmang tubacionet ekzistuese të gazit përmes Ukrainës dhe mund t’i japë përparësi Moskës në sigurinë energjetike.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërshtimi i Uashingtonit për Rrjedhën e Veriut 2 buron nga dëshira e presidentit amerikan, Donald Trump, për të inkurajuar eksportet e gazit të lëngshëm natyral të SHBA-së. (huazuar nga gazeta Panorama.com.al)

Article Logic
Execution time: 0.0026888847351074