Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe ministrit Lleshaj për dokumentarin e publikuar në Rai 3. Sipas Bardhit. Rama ka vendosur Rai 3 në listën e armiqve të jashtëm, ashtu si Zeri i Amerikes dhe Bild.
Ndër të tjera Bardhi u shpreh se Prokurori i Antimafias Italiane nuk është “llafe në erë”. Karabinieria italiane nuk është “llafe në erë”.
"Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme! Në Shqipëri është mbjellë 5 herë më shumë kanabis se vjet. Shqipëria bazë për kokainën kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbështetje në të gjitha nivelet e qeverisë. Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës është kthyer në parajsën e krimit të organizuar",- është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.