Aktori i njohur është bërë pjesë e një sherri në Dhërmi, me policinë që ka mbërritur në vendngjarje.
Gjithçka është bërë publike nëpërmjet një videoje amatore të Konica.al, ku Paja shfaqet duke debatuar me fjalë, ndërkohë që mësohet se konflikti kishte ndodhur me një djalë të ri. Më pas grupi është zgjeruar së tepërmi me miqtë e të dyja palëve që janë përfshirë në diskutimin e nxehur. Dërguesi i videos ka treguar se konflikti ka nisur kur një djalë i ri erdhi me motor uji shumë pranë bregut. Paja, pronar i një bar-restoranti në zonë, ka debatuar dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.