INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Gazzetta dello Sport”: Thomas Strakosha, portier i dyti më i mirë në Serie A

“Gazzetta dello Sport”: Thomas Strakosha, portier i dyti më i mirë në Serie A

Publikuar më: 09:10 14-10-2016

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë një klasifikim të portierëve më të mirë

Strakosha vlerësohet me notën 6.5 dhe pozicionohet i dyti, pas talentit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma. 21-vjeçari i Lacios lë pas në radhë Sheznin e Romës, Handanoviçin e Interit.

Aktualisht Berisha është “gardiani” i padiskutueshëm i kuqezinjve, megjithatë në të ardhmen Strakosha do të jetë një rival i fortë për portierin nga Prishtina.

Renditja e portierëve:

1 – Donaruma (Milan) 6,8
2 – Strakosha (Lacio) 6,5
3 – Shezni (Roma); Handanoviç (Inter) 6,5
5 – Konsilji (Sasuolo) 6,43
6 – Berisha (Atalanta) 6,38
7 – Bixarri (Peskara) 6,36
8 – Skorupski (Empoli); Hart (Torino) 6,3
10 – Rafael (Kaljari); Perin (Xhenoa) 6,25

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049