INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GBMC tha se Noizy i kishte borxh, këngëtarja i del në mbrojtje: Kur ai nisi muzikën, ti nuk kishe lindur vogëlush  [VIDEO]

GBMC tha se Noizy i kishte borxh, këngëtarja i del në mbrojtje: Kur ai nisi muzikën, ti nuk kishe lindur vogëlush [VIDEO]

Publikuar më: 10:49 31-10-2017

GBMC nuk është një emër i panjohur në muzikën shqiptare.

Përveçse ka realizuar disa këngë, bashkëpunime apo pjesëmarrje në festivale, ai njihet edhe për bashkëpunimin në albumin e  parë të Noizyt. GBMC së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”  ku ndër të tjera u prezantua edhe si personi që ka hedhur për herë të parë në treg albumin e reperit. Por mes tyre ende ka një problem të pazgjidhur.

Në vitin 2007 GBMC  ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. Ka bërë të mundur edhe  realizimin e duetit të Noizyt me Rozana Radin ndërkohë që në fillim ishte nisur për të.

Ai shprehet se i ka rritur goxha famë reperit  duke regjistruar albumin e tij të parë ku në 4 këngë ka kënduar edhe ai vetë.  Pasi albumi u çertifikua, doli në shitje. U shit nga pirateria ndaj GBMC nuk rikuperoi ansjë para nga ato që kishte shpenzuar. Më pas, pretendon se këngët e tij ishin vjedhur dhe hedhur në youtube nga Arkiva Shqip.  Më vonë ka mësuar se ishte Noizy ai që kishte gënjyer duke bashkëpunuar me Arkiva Shqip ndaj mendon se 30 vjeçari sot i ka ende borxh.

Por ndërkohë që të gjithë prisnin ndonjë reagim nga Noizy, ajo që reagoi ishte këngëtarja Baby G. Kjo e fundit shpesh është përfolur që është pjesë e grupit OTR, por kurrë nuk e pranoi duke thënë se mes tyre  ka vetëm miqësi. Megjithatë, kjo nuk e pengon Gordanën që të mbrojë mikun e saj. Kështu, menjëherë pasi GBMC u rrëfye në “Zonë e lirë’ në lidhje me zhgënjimin nga Noizy, Baby G publikoi këtë video teksa mban albumin e parë të Noizy-t në dorë, në sfond duke dëgjuar  një nga këngët e këtij albumi dhe ku shkruan: “Kur ai filloi, ti nuk kishe lindur vogëlush”. /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113