Ai mund të quhet kryeqyteti i romancës, por këto ditë duhet ti ndërrojmë epitet. Parisi ka hapur sot dyert e Viva Tech 2017, eventi më i madh i startup-eve në Europë i cili këtë vit vjen në edicionin e tij të dytë.
Eshtë pikërisht godina e Paris Expo Porte de Versailles e cila është kthyer në zemrën e këtij aktiviteti tre ditor që nga ana tjetër shoqërohet edhe me stenda të ndryshme në rrugët e qytetit.
Stafi i GEEK ROOM, mundësuar nga Vodafone, ndodhet këto ditë atje për të na sjellë në detaje se cfarë po ndodh në kohë reale përmes postimeve në Instastory të cilat do të prezantohen më gjatë në emisionin e rradhës.
Robotë, VR, Dronë, Makina Autonome, këto janë vetëm disa prej projekteve që po prezantohen.
Në udhëtimin tonë të parë marramendës në Hall of Tech nuk na u desh shumë të zbulojmë produktin e parë që na bëri vërtetë përshtypje.
Icaros është paisja më afër realiteti virtual se cdo tjetër që mund të keni parë përreth. Nëse deri sot imagjinata dhe syzet VR të kanë ndihmuar, Icaros i shton edhe një sistem mekanik në të cilin ti shtrihesh për të përjetuar eksperencën e një fluturimi.
Përmes syzeve VR ju mund të luani lojra të ndryshme të cilat ju kthejnë në një zog me misionin për të kaluar vështirësitë, dhe nëse kjo të duket e vështirë, atëherë ti mundesh thjesht të shohet me sytë e një shpendi mbi qytetet më të famshme në botë.
Mbi 1000 projekte po prezantohen në këtë event i cili sot, në ditën e tij të parë u vizitua edhe nga vetë Presidenti francez, Emanuel Macron. Gjatë shëtitjes së tij, përvecc turmave që e ndiqnin nga pas për një foto apo përshëndetje, fatin ta takojnë patën disa projekte franceze të prezantuara në Viva Tech të cilëve z.Macron i shprehu mbështetjen e tij dhe të institucioneve franceze
Geek Room vazhdon të eksplorojë në kohë reale se cfarë po ndodh në Viva Technology dhe ju fton të gjithëve të na ndiqni në faqen tonë të Instagram pasi në InstaStory ka gjithmone një foto ose video të re!