INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Geek Room po shkon në IFA Berlin 2017. Ja çfarë duhet të prisni

Geek Room po shkon në IFA Berlin 2017. Ja çfarë duhet të prisni

Publikuar më: 10:53 29-08-2017

Jemi vetëm pak ditë larg ekstravagancës teknologjike Europiane dhe Geek Room ju zbulon surprizën e parë! Ne do të jemi aty!
IFA Berlin hapi dyert për të parën herë në vitin 1930 dhe sot, pas 87 vitesh, renditet si rivali kryesor i CES në Las Vegas duke u krenuar si eventi më i mirë teknologjik në Europë.

Është Shtator dhe ashtu siç të gjithë e dini, ky është momenti që gjigandët botërorë të prezantojnë produktet e reja, më kryesoret e të cileve smartphone, laptop, smartwatch, TV, por kurrë një iPhone. Apple është e vetmja kompani e cila çdo Shtator ka rivalizuar IFA duke lançuar produktet e reja në vende të veçanta, larg Berlinit dhe ndoshta padashje edhe larg vëmendjes së medias, pasi ky event është nga ata që nuk duhet humbur.

Këtë sezon të ri, Geek Room ka vendosur të jetë aty për të testuar çdo produkt, provuar çdo ushqim delikat dhe në diellin (ose shiun) e Berlinit të raportoje në kohë reale për fansat tonë më të çmendur. Ndërkohë që presim të nisë, lexoni pritshmëritë tona se çfarë do të ndodhë këtë edicion.

PAK INFORMACION:
Çfarë është: Shpërthimi teknologjik më i madh në Europë
Kur është: Zyrtarisht, IFA është e hapur për publikun në datat 1 - 6 Shtator, por media (si IN Tv Albania) ka akses disa ditë më parë të dedikuara shtypit.
Çfarë prezantohet në IFA: Gjithçka nga frigoriferët me Wi-Fi të inkorporuar, kompani gjigande si Samsung apo start-up më të suksesshme europiane.

Samsung në IFA 2017

xg2svMnXT5sVTPxeBUaGYX-650-80.jpgIFA 2016 ishte e gjitha rreth smartwatcheve për Samsung dhe ne presim të shohim të njëjtën gjë këtë edicion me Gear S4 dhe Gear Fit 2 Pro.
Por jo vetëm, në konferencën për shtyp e cila do të mbahet në datë 30, pritet që Samsung të prezantojë edhe Note8 për të parën herë në Europë dhe Geek Room do të jetë aty për një provë të parë në duar.
Samsung pritet të ketë një prej stendave më të mëdha këtë vit dhe sigurisht që pjesë e saj duhet të jenë edhe seritë e reja të elektroshtëpiakeve.

Sony në IFA 2017

5cf79f5f60d87ea4ad2660769218b44e-650-80.jpgSi një prej besnikëve më të mëdhenj të IFA, Sony pritet që këtë vit të lançojë flagshipin e ri Xperia X2 ashtu si edhe një seri të re smartwatch, Tv, kufje, bokse apo disa paisje kamerash.

LG në IFA 2017

c4eZrZmQ53xMG8e2MsRWqi-650-80.jpgKonfirmuar për një pjesë të mirë të shtypit botëror, Geek Room ju informon se LG do të prezantojë smartohone e ri V30 duke i dhënë kështu rëndësinë dhe vëmendjen e duhur konferencës së tyre në IFA Berlin

Huawei në IFA 2017

huawei-mate-9-launch.jpgHuawei e dashuron IFA! Kinezet e suksesshem tashme edhe ne Europe pritet qe te prezantojne kete vit phablet-in e tyre Mate 10 si dhe nje seri te re smartphone me kosto mesatare nen emrin Nova

Nokia në IFA 2017

nokia-6-mwc-6.jpgE konfirmuar për Geek Room, Nokia do të jetë prezente në tre stenda këtë edicion të IFA, përfshirë këtu atë të Carl Zeiss dhe T-Mobile. E veçanta? Një sallë gjigande kuruar nga HMD Global pak minuta larg godinës së IFA ku mediat mund të testojnë smartphonet simbol të rikthimit të Nokia në treg

Të tjerë në IFA 2017
Listës së kompanive që do të prezantohen këtë vit i shtohen edhe Panasonic, Intel, HTC, Harman Kardon (JBL/ AKG), ACER, ASUS, AMD dhe shumë e shumë të tjerë të cilët do të keni, për të parën herë, mundësi ti shihni live në profilin tonë të Facebook dhe Instagram përmes videove dhe fotove të cilat do të përmblidhen në reporte të dedikuara serinë e parë të sezonit të ri të Geek Room.

Na ndiqni pasi surprizat sapo kanë nisur!

ifa-topics-page-featured-image-1500x1000.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559