INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Geek Room po shkon në IFA Berlin 2018. Ja çfarë duhet të prisni

Geek Room po shkon në IFA Berlin 2018. Ja çfarë duhet të prisni

Publikuar më: 20:34 08-08-2018

Jemi vetëm pak ditë larg ekstravagancës teknologjike Europiane dhe Geek Room ju zbulon surprizën e parë! Ne do të jemi aty për të dytin vit rradhazi. (shiko videon e Geek Room: Cfare prezantoi Samsung ne IFA 2017)

IFA Berlin hapi dyert për të parën herë në vitin 1930 dhe sot, pas 87 vitesh, renditet si rivali kryesor i CES në Las Vegas duke u krenuar si eventi më i mirë teknologjik në Europë.

Është Shtator dhe ashtu siç të gjithë e dini, ky është momenti që gjigandët botërorë të prezantojnë produktet e reja, më kryesoret e të cileve smartphone, laptop, smartwatch, TV, por kurrë një iPhone. Apple është e vetmja kompani e cila çdo Shtator ka rivalizuar IFA duke lançuar produktet e reja në vende të veçanta, larg Berlinit dhe ndoshta padashje edhe larg vëmendjes së medias, pasi ky event është nga ata që nuk duhet humbur.

Këtë sezon të ri, Geek Room ka vendosur të jetë aty për të testuar çdo produkt, provuar çdo ushqim dhe birrë gjermane dhe në diellin (ose shiun) e Berlinit të raportoje në kohë reale për fansat tonë më të çmendur në profilin më të ri në Instagram të @insmart.al

Instagram Banner

 

Ndërkohë që presim të nisë, lexoni pritshmëritë tona se çfarë do të ndodhë këtë edicion.


PAK INFORMACION:
Çfarë është IFA2018: Shpërthimi teknologjik më i madh në Europë
Kur do të zhvillohet: Zyrtarisht, IFA është e hapur për publikun në datat 31 Gusht - 5 Shtator, por media (si IN Tv Albania) ka akses disa ditë më parë të dedikuara shtypit dhe ku kompanitë prezantojnë produktet e reja.
Çfarë prezantohet në IFA: Gjithçka nga smartphone, tablet, Tv, Hoverboard e deri tek frigoriferët me Wi-Fi të inkorporuar.

 

Samsung në IFA 2018

ifa-2018-geek-room-in-smart-albania-samsung-hub.jpg

Samsung do të vidhte vëmendjen e të gjithëve nëse këtë edicion të IFA do të prezantonte Note9, siç ka bërë disa vite më parë. Por ne tashmë e dimë se kjo nuk do të ndodhe dhe Samsung, ndoshta më mirë ne se, e di se çfarë ka rezervuar këtë vit ne IFA.
Gjigandi korean ka dërguar tashmë ftesat e shtypit për eventin e datës 30 Gusht ku pritet të prezantohet një SmartWatch i ri si dhe seritë e reja të televizorëve QLED, lavatriçeve AddWash apo edhe frigoriferëve smart.

 ifa-2018-geek-room-in-smart-albania-samsung-invitation.png

Të tjera zëra mendojnë se surpriza në IFA 2018 për Samsung do te jete asistenti i ri i shtëpisë duke rivalizuar drejtpërdrejtë Alexa dhe Google Home.
Geek Room do të jetë live nga eventi i prezantimit pasditen e 30 Gushtit dhe ju duhet të përgatiteni për shumë informacione në @insmart.al pasi foto dhe video live do të ketë plotë

 

Sony në IFA 2018

ifa-2018-geek-room-in-smart-albania-sony-xz2.jpgPak orë para konferencës së Samsung, Sony ka rezervuar tashmë orën 13:00 të datës 30 Gusht për të prezantuar flagshipin e rradhës: Xperia XZ3 qe si gjithmonë do të shoqërohet nga një vëlla i vogël: XZ3 Compact
Besnik i çdo edicioni, Sony pritet të prezantojë gjithashtu serinë e re të televizorëve, bokset wireless dhe një palë kufje të veçanta për të dëgjuar në të njëjtën kohë muzikë dhe ambientin që na rrethon.

 

Huawei në IFA 2018

ifa-2018-geek-room-in-smart-albania-huawei-mate-10-pro.jpg

Pasardhësi i Mate 10 Pro duket se do të lancohet më 31 Gusht dhe ai është Mate 20 Pro që pritet të vijë me një ekran OLED 6.9 inch.
Synimet e kompanisë kineze në fushën e wearable items duket se do të sjellin gjithashtu përpara publikut një smartwatch te ri.
I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, është prezantimi i Kirin 1020 një proçesor me të cilin Huawei premton dyfish shpejtësi dhe që pritet të jetë pjesë e pandashme e smartphonëve të rradhës.

 

LG në IFA 2018

ifa-2018-geek-room-in-smart-albania-lg-oled-tv.jpg

Pas prezantimit të LG V30 në IFA 2017 dhe pasardhësit të tij V30S ThinQ në MWC 2018 në Barcelonë, këtë vit koreano jugorët do të nxjerrin në treg LG V35 ose LG V40, kjo varet nga update që pritet të ketë.
Jo vetëm kaq, një prej serive më inteligjente të LG, ajo me emrin ThinQ , duke se do të bëhet pjesë edhe e televizorëve OLED që pritet të shfaqen këtë edicion të IFA.

 

Të tjerë në IFA 2018


Listës së kompanive që do të prezantohen këtë vit i shtohen edhe Panasonic, Acer, Asus, Fitbit, Lenovo, Philips, Qualcomm etj produktet e të cilëve do ti sjellim për ju në përditësimin tonë gjatë vizitës në panair.

Ju mbetet vetëm të na ndiqni në Instagram dhe të gjeni pak kohë në fund të Gushtit pasi ajo çfare do ju sjellim është diçka që nuk e keni parë më parë.

 

ifa-topics-page-featured-image-1500x1000.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541