INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gëllçi sqaron pse ndërpreu sinjalin e TVSH për TV private

Gëllçi sqaron pse ndërpreu sinjalin e TVSH për TV private

Publikuar më: 16:05 28-09-2017

Ndërprerja e sinjalit të prodhuar nga regjia e TVSH të seancave kuvendore është bërë “mollë sherri” mes shumicës dhe opozitës këtë të enjte në Kuvend. Por menjëherë ka reaguar drejtuesi i TVSH, i cili ka sqaruar arsyet e këtij vendimi. Në fakt gjithçka sipas tij ka të bëjë me kostot financiare të prodhimit të këtij sinjali, e që televizionet private kishin kosto zero. Gëllçi ka sqaruar se kjo është diskutuar më herët me televizionet private, por nuk ka marrë një përgjigje.
Thoma Gëllçi:
“S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëherë të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend. Nëse e duan pa logo atëherë le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096