Besoj se shumë pak nga ju e dinit që Genci ka një djalë, nga një martesë e mëparshme, të quajtur Gjin. Sot ai feston 12-vjetorin e lindjes. Prelvukaj ka zgjedhur që urimin e tij ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në instagram.
“Gjin urime ditelindjen. Sot ti i mbush dymbedhjete e une do te doja pafund qe te behesh njeqind vjec. Te kesh lumturi, fat dhe shume dite te bukura. Dua te jesh i mire me njerezit, plot respekt dhe te dhurosh dashuri e miresi kudo te jesh. Ta duash familjen, vendin tend dhe te punosh cdo dite per te qene i zoti ne cdo gje qe te intereson. Une do te jem gjithmone prane teje. Te don Babi”, ka shkruar këngëtari në postimin e bërë në Instagram.