Pas vetëdeklarimeve të bëra në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, del emri i zyrtarit të parë që ka gënjyer. Kreu i Bashkisë së Pustecit, në qarkun e Korçës, rezulton të mos jetë treguar i sinqertë me deklarimin, në të cilën thotë se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e veprave penale, nuk është ndaluar dhe as arrestuar dhe as i është caktuar ndonjë masë sigurie.
Mirëpo, në shkurt të vitit 2016, Prokuroria Maqedonase e arrestoi atë gjatë operacionit “Titaniku”, së bashku me zyrtarë të tjerë maqedonas. Ata u akuzuan për manipulim të zgjedhjeve. Rreth 500 banorë të Pustecit, shtetas shqiptarë me kombësi maqedonase, rezultonin se ishin votues në Maqedoni.
Themelko është rizgjedhur kryetar bashkie në Pustec, i emëruar nga Aleanca Maqedonase, parti që në zgjedhjet e fundit u bë pjesë e koalicionit të majtë.