Për të gjithë ju gënjeshtarët aty jashtë, kemi lajme shumë të këqija.
Tashmë mund t’i thoni lamtumirë ditëve tuaja me gënjeshtra pasi një aplikacion do t’ju nxjerrë zbuluar. Një kompani në Toronto, Nuralogix po zhvillon një aplikacion për smartphonë që mund të dallojë në rast se dikush gënjen. Aplikacioni mat qarkullimin e gjakut në fytyrë për të përcaktuar nëse po tregoni apo jo të vërtetën. Çdo emocion njerëzor krijon një qarkullim të ndryshëm gjaku në fytyrë, të cilat nuk mund t’i kontrollojë siç kontrollojmë fjalët që nxjerrim nga goja. Zhvilluesit e këtij aplikacioni thonë se mund të përdoret nga prindërit tek fëmijët e tyre, nga mësuesit të nxënësit dhe nga ju që dilni nëpër takime, për të parë nëse dikush është vërtet i interesuar për ju. Aplikacioni do të quhet Transdermal Optical Imaging dhe do të funksionojë nëpërmjet kamerës së celularit tuaj për të “matur” vërtetësinë tek fytyra e personit ku e drejtoni.