Unë kam sy vetëm për ty
Kjo është një deklaratë që shumica e burrave e përdorin për ta bërë partneren e tyre të ndjehet e sigurt se ajo është e vetmja në jetën e tij. Burrat nuk mund të rezistojnë kur shohin një grua tërheqëse: Ju mund të jeni në një drekë dhe një grua seksi që kalon aty pranë jush i tërheq vëmendjen partnerit tuaj. Kur ju e pyesin pse e pe, ai shprehet gjithmonë “unë nuk po e shikoja atë.” Epo kjo nuk është edhe aq keq sa dukur, por kur partneri juaj fillon t’ju krahasojë me një grua tjetër, dijeni se keni një problem shumë të madh për të zgjidhur.
Mezi po pres që të takoj prindërit e tu
I dashuri juaj mund t’ju thotë se këtë fraze, por shumica prej tyre po gënjejnë. Fraza “Unë mezi po pres”, nuk është aspak serioze nga ana e tyre që kështu mos e merrni shumë për bazë. Shumica e meshkujve përpiqen të shmangin takimet me prindërit e partneres, veçanërisht me babanë e saj.
Është shqetësuese për ta kur mendojnë se sa mirë duhet të paraqiten para prindërve. Vajza, meshkujt që janë serioz dhe ju duan, kur të vijë koha e duhur nuk do e kenë aspak të vështirë të takojnë prindërit tuaj. Nëse ata vazhdojnë të shtyjnë takimin me ta, mendojeni dy herë vazhdimësinë e lidhjes.
Unë dua t’i marr gjërat ngadalë
Shumica e meshkujve dihet se shkojnë me vajza vetëm për dëshirat dhe kënaqësitë e tyre. Kur takoni një djalë dhe ai ju thotë se dëshiron t’i marrë gjërat ngadalë, në thelb, ai nuk është i gatshëm të angazhohet për ju. Ndoshta gjithçka që ai dëshiron është një vajzë që mund të bëjë seks me të për të hequr stresin dhe mërzinë që kalon gjatë ditës. Nëse jeni të gatshme për angazhime harrojini djemtë që thonë “dëshiroj t’i marr gjërat ngadalë”.
Unë kurrë nuk do të të gënjeja ty
Fjalë për fjalë, të gjithë gënjejnë, veçanërisht ata që duan të pranojnë se nuk gënjejnë. Në fakt disa njerëz gënjejnë që të mbijetojnë. Si një grua që jeni, ju duhet të jeni në gjendje të dalloni gënjeshtrat e bardha që ju thotë burri juaj dhe gënjeshtrat e mëdha.
Në përgjithësi disa burra mund të gënjejnë thjesht sepse nuk duan t’ju lëndojnë ose gënjeshtra do t’ju sjellë dobi. Pavarësisht kësaj, shumë burrat të tjerë mund të gënjejnë për çdo gjë, nisur nga ajo që hëngrën për drekë e me radhë.
Ju jeni vajza më e nxehtë që kam takuar ndonjëherë
Dakord vajza ju jeni të nxehta, por ai gënjen kur thotë se jeni vajza më e nxehta që keni takuar ndonjëherë. Partneri juaj mund të ketë takuar dhjetëra gra para se të të njihte dhe ka parë shumë gra më të nxehta se ju.