INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gënjeshtrat që thuhen për marrëdhëniet në shtrat

Gënjeshtrat që thuhen për marrëdhëniet në shtrat

Publikuar më: 17:27 27-02-2020

Të gjithë thonë gënjeshtra rreth seksit. Edhe pse dekadat e fundit shkenca ka zbuluar fakte surprizuese, për këtë fushë janë ende disa gjëra që kanë pikëpyetje në fund. Kjo vjen si pasojë e kulturës, opinionit dhe moralit në një shoqëri. Psikologia Karen Gurney ka listuar 6 gënjeshtra që mund të çojnë edhe në shkatërrimin e jetës seksuale.

Meshkujt kanë libido më të madhe se femrat
Është besuar gjatë se meshkujt duan më shumë seks se femrat. Por kjo nuk vërtetohet nga çdo studim, pasi varet nga mënyra si matet dëshira për marrëdhënie. Sipas psikologes, kërkimet e fundit tregojnë ngjashmëri mes libidove të femrave dhe meshkujve.

Femrat janë më të ndershme se meshkujt
Si tek mashkulli ashtu dhe tek femrat pas një kohe së bashku dëshirat seksuale ndryshojnë. Dëshira e një femre për të njëjtin partner ka më shumë mundësi të ulet me kalimin e kohës. Ndryshe është për meshkujt, të cilët ka shumë mundësi që të kenë të njëjtat dëshira për të njëjtën partnere me kalimin e kohës.

Meshkujt e shijojnë më shumë seksin se sa femrat
Njerëzit besojnë se kapaciteti i femrave për të marrë kënaqësi nga marrëdhëniet seksuale është më të ulët se ai i meshkujve. E vërteta është se kjo ide është gënjeshtër. Sipas studimeve, si meshkujt dhe femrat mund të kalojnë të njëjtën orgazëm nga masturbimi.

Meshkujt kërkojnë seks më shumë se femrat
Historikisht është krijuar ideja që meshkujt duhet të jenë ata që të nisin seksin. Por as kjo nuk është e vërtetë. Sipas Gurney ka një ndryshim në këtë trend, ka meshkuj dhe femra që kërkojnë të nisin njëlloj marrëdhënie seksuale.

Meshkujt kanë më shumë presion gjatë marrëdhënies seksuale
Historia tregon që ndonjëherë seksi është edhe presion për mashkullin. Por ky fakt nuk është tërësisht i vërtetë sepse edhe femrat ndiejnë një lloj presioni. Fakti që edhe ato duan të jenë partnere të mira seksuale i bën që herë pas here të gënjejnë për orgazmën që kalojnë. Më shumë se gjysma e femrave raportojnë se kanë vepruar në këtë mënyrë për të mbrojtur ndjenjat e partnerit.

Sa herë kryen marrëdhënie seksuale një çift
Sipas informacioneve, në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadave të fundit frekuenca që një çift kryen marrëdhënie ka rënë. Mesatarisht një person kryen marrëdhënie 1 herë në javë ose 3-4 herë në muaj (për femrat e moshës 35-44 vjeç vetëm 2 herë)./revistapsikologji

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992