INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gënjeu FBI-në. Ish-këshilltari Trump dënohet me 14 ditë burg

Gënjeu FBI-në. Ish-këshilltari Trump dënohet me 14 ditë burg

Publikuar më: 12:24 08-09-2018

Ish-ndihmësi i fushatës së Donald Trump, George Papadopoulos, është dënuar me 14 ditë burg në lidhje me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Papadopoulos u deklarua fajtor në tetor, pasi u vërtetua se kishte gënjyer agjentët e FBI-së. Ai do të qëndrojë një vit në mbikëqyrjeje, duhet të kryejë 200 orë shërbime në komunitet si dhe duhet të paguajë një gjobë prej 9,500 dollarësh. Gjykatësi, Randolph Moss, tha se donte të dërgonte një mesazh për seriozitetin e të gënjyerit të FBI-së. Papadopulos pranoi se kishte bërë një "gabim të tmerrshëm" dhe kërkoi falje. Mueller kishte kërkuar 6 muaj burg për të. Sipas memorandumit të Mueller për gjyqtarin, Papadopoulos gënjeu për kontaktet e tij me njerëz që pretendonin se kishin lidhje me zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë takimin e tij me një profesor. “Krimi i të pandehurit ishte serioz dhe shkaktoi dëme në hetimin e qeverisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, thuhej në memorandumin e dorëzuar nga Mueller. “I pandehuri gënjeu për të fshehur kontaktet e tij me rusët dhe ndërmjetësit rusë gjatë fushatës dhe bëri deklaratat e tij të rreme ndaj hetuesve më 27 janar 2017, në fillim të hetimit, kur vendimet kryesore hetimore, duke përfshirë atë për intervistë dhe kur, ishin duke u marrë”, tha Mueller.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322