Pas deklaratës së ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi ku akuzoi kryeministrin Rama se i ka gënjyer dy herë radhazi që nga viti 2017-të mjekët e mësuesit, duke iu premtuar rritje rrogash, ka reaguar Elisa Spiropali.
Spiropali përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, i kujton Vokshit që rritja e pagave për të gjithë mësuesit, mjekët do të pasqyrohet në pagën e marrë në muajin maj. Në shkrimin e saj, Spiropali ndër të tjera nuk kursen edhe ironinë, ndërsa shprehet se dalja nga parlamenti i ka shkaktuar probleme serioze edhe në njohuritë për institucionet shtetërore.
“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”-shkruan Spiropali në Twitter.