Ndalet Milani pas fitores së madhe kundër Juventusit vetëm pak ditë më parë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Vincenzo Montella, pas 6 ndeshjeve pa humbje, janë shkatërruar 3-0 nga Genoa, në stadiumin “Marassi”.
Vendosën golat e Ninkoviçit (në pjesën e parë), një autogol i Kuçkës dhe një gol i Pavoletit në fund të ndeshjes.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Paletta u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër ndaj Rigonit.