INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gent Bejko: Pas eksperiencës në Hollywood, kuptova që produksioni shqiptar është për të ardhur keq

Gent Bejko: Pas eksperiencës në Hollywood, kuptova që produksioni shqiptar është për të ardhur keq

Publikuar më: 12:55 06-01-2017

Aktori ka qënë pjesë e filmit të regjisorit Darren Aronofsky, ku protagoniste është Jennifer Lawrence. 

I ftuar përmes një interviste në Skype, në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, Bejko flet edhe për eksperincën e tij në Hollywood. Ndër të tjera ai tregon:

“Si ekperiencë ishte perfekte. Madje ndonjëherë më vinte keq, duke menduar se me kë kam punuar deri tani, në sensin e mënyrës së punës, apo e trajtimit, apo e formës sesi zhvillohej karakteri, apo qoftë edhe mënyra sesi produksioni e trajton një aktor.”

Teksa Arjola e pyet se çfarë kishte kaq të veçantë dhe ndryshe nga Shqipëria, Genti tregon:

“Po filloi që nga fakti që unë kisha një asistent personal 24 orë me mua. Kisha një dhomë timen, ku qetësohesha, merresha me pjesën time dhe çdo gjë kishte rregullat e veta. Të gjithë anëtarët e stafit, e deri tek vet regjisori, Darren Aronofsky, kanë tjetër formë komunikimi dhe tjetër edukatë pune.”

Ndiqni rrëfimin e plotë të aktorit Gent Bejkos në linkun e mëposhtëm: 

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324