Ditën e sotme është festuar shenjtërimi i humanistes shqiptare, Nënë Tereza. Kjo ditë është kujtuar nga liderët politikë dhe nuk ka munguar as urimi i Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.
“Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa”, shkruan Cakaj në Instagram.
Në fakt, sot bëhen 3 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës dhe jo pesë, siç shkruan ministri Cakaj. Nëna Tereza u shpall Shën Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan në vitin 2016.