INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gent Cakaj debat me Ivica Daçiç në Rumani

Gent Cakaj debat me Ivica Daçiç në Rumani

Publikuar më: 09:21 02-02-2019

Gent Cakaj ishte dje në takimin e parë si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, pasi Rama i delegoi detyrën. Ai ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Bukuresht në kuadër të Presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së. Por në këtë takim ai ka debatuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Ministri serb e ka marrë si provokim faktin që në këtë samit ishin dy ministra nga Kosova edhe pse Cakaj përfaqëson Shqipërinë. 

“Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiç. Kjo deklaratë e Daçiç ka marrë përgjigje nga Cakaj. “Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë”, i ka thënë Cakaj-Daçiç, raportojnë mediat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019779205322266