Gent Fatali i parapriu verës me “Fishekzjarre” dhe duket se nuk do ndalojë këtu. Reperi i talentuar kosovar, do të rikthehet edhe një herë te bashkëpunimet, dhe këtë herë me Samanta Karavellon. Dy këngëtarët e talentuar kanë menduar të bashkojnë forcat, në këngën “Na e dina”, e cila pritet të dalë shumë shpejt në treg. I kontaktuar nga Intv.al, Gent Fatali është shprehur se kënga i përket rrymës Reaggaton, dhe e veçanta qëndron se është njëkohësisht e ëmbël dhe e kërcyeshme. Teksti është shkruar nga vetë Fatali dhe Samanta. Muzika nga dy artistët dhe Alandy. Klipi që do të publikohet së shpejti, është xhiruar në brigjet e Dhërmiut. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të kërcejmë me ritmet e “Na e dina”.